Foto: Koha

Mërgimtarët faturohen kundërligjshëm për mbeturinat nga amvisëritë

19 Tetor 2016 - 10:27      

Organet komunale të Prizrenit kanë ngarkuar me nga 12 euro në vit amvisëritë e mërgimtarëve në emër të taksës së mbeturinave. Mirëpo një gjë e tillë nuk parashihet në Rregulloren komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Në aktin komunal, të gjitha amvisëritë ngarkohen me nga 54 euro taksë të mbeturinave në vit, në mënyrë të njëtrajtshme si për zonat urbane dhe rurale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Duke qenë se një lëshim i tillë është vërejtur edhe nga auditorët, Ekzekutivi lokal ka ndërmarrë nismën për ndryshimin e Rregullores komunale për menaxhimin e mbeturinave.

Në mbledhjen e fundit të qeverisë komunale është miratuar propozimi i Drejtorisë së Shërbimeve Publike për emërimin e komisionit 7 anëtarësh për plotësimin e kësaj rregulloreje.

Kryetari Ramadan Muja teksa ka lexuar kërkesën e DSHP-së ka kërkuar sqarime se pse duhet plotësuar rregullorja... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...