
19 Tetor 2016 - 09:50
Komuna dhe Ministria e Infrastrukturës deri tashti asnjëherë nuk kanë mbajtur ndonjë takim me përfaqësuesit e këtij biznesi për të bërë ndonjë marrëveshje në mënyrë që projekti i rrugës të realizohet derisa është në interes të përgjithshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Islam Pacolli, drejtor i përgjithshëm në ndërmarrjen “Mabetex”, ka thënë se institucionet shtetërore paraprakisht duhet ta bëjnë shpronësimin e parcelës te Fabrika e gypave në Ferizaj në mënyrë që projekti i rrugës me katër korsi të realizohet.
Por, ai ka thënë se komuna asnjëherë nuk është interesuar për t’i ftuar përfaqësuesit e fabrikës në ndonjë takim lidhur me këtë çështje.
“Jemi të gatshëm të bëjmë marrëveshje me komunën dhe MI-në për shpronësimin e parcelës së fabrikës nëpërmjet së cilës kalon rruga me katër korsi. Gjatë ndërtimit të autoparkingut jemi larguar nga ajo pjesë në të cilën është planifikuar të ndërtohet rruga me katër korsi, mirëpo deri tashti nuk kemi marrë ndonjë ftesë nga institucionet përkatëse për të biseduar lidhur me këtë çështje. Pas privatizimit të fabrikës i presojmë të gjitha dokumentacionet, andaj shpronësimi duhet të bëhet i njëjtë sikur për të tjerët”, ka thënë Pacolli... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...