Foto: Koha

Dështon ndërtimi i shkollës së muzikës në Pejë

19 Tetor 2016 - 08:45      

Projekti për ndërtimin e shkollës së muzikës “Halit Kasapolli” në Pejë për sivjet ka dështuar. Edhe ato mjete të mbetura në buxhetin e këtij projekti, 46 mijë euro, komuna i ka marrë dhe i ka destinuar në projektet për rregullimin e tualeteve të shkollave.

Për vitin tjetër nuk është e sigurt nëse do të ndërtohet objekti i ri i kësaj shkolle, që është nisur në afërsi të parkut të qytetit “Karagaqi”, pasi në buxhetin e miratuar për vitin e ardhshëm nuk figuron asnjë cent i ndarë për këtë projekt, shkruan sot “Koha Ditore”.

Dështimi i këtij projekti këtë vit është rezultat i dëmeve të shkaktuara nga uji në themelin e ndërtuar të shkollës, i cili ka pësuar dëmtime totale dhe duhet rrënuar.

Për këto dëme në vlerë prej mbi 60 mijë eurosh komuna fajëson kompaninë rajonale të ujësjellësit “Hidrodrini”, bazuar në vlerësimet që i ka bërë komisioni komunal, i cili ka konstatuar se dëmi është shkaktuar nga plasja e gypit të ujit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...