Bachelori i UKZ-së së Gjilanit nuk vlen për masterin e UP-së? [video]

18 Tetor 2016 - 21:56      

Disa studentë të Gjilanit, të cilët i kanë përfunduar studimet bachelor në Universitetin “Kadri Zeka”, kanë aplikuar për studime Master në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, raporton KTV.

Në listën e të pranuarve ata figurojnë si studentë që kanë kërkuar t’u ndryshohet drejtimi e që duhet t’i japin 5 provime diferenciale.
E këtë, 16 studentët nuk po e pranojnë sepse thonë se nuk kanë kërkuar të ndryshohet drejtimi i tyre dhe nuk ka nevojë për provime diferenciale, provime të cilat kryhen vetëm në rast të ndërrimit të drejtimit të studimeve.

Prorektori për mësim në Universitetin e Prishtinë, Naser Sahiti, pas takimit me studentët, është shprehur se ankesat e tyre do të shqyrtohen, por mund të jetë fjala edhe për ndonjë keqkuptim nga ana e Fakultetit Ekonomik karshi këtyre studentëve..


 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...