KK i Podujevës miratoi vendimin për rialokimin e buxhetit

18 Tetor 2016 - 15:40      

Kuvendi i Komunës së Podujevës, në një mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur sot, ka shqyrtuar propozim vendimin për rialokim e buxhetit për vitin 2016.

Kuvendi i filloi punimet me inaugurimin dhe betimin e këshilltares së re nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Tringë Sfishta, e cila vjen në vend të ish-këshilltares Mrika Thaçi, që është emëruar drejtoreshë e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport (DKRS).

Në mbledhjen e kryesuar nga kryesuesi i Kuvendit, Mehmet Gashi, e ku ishin të pranishëm edhe anëtarët e ekzekutivit të Komunës, këshilltarët kanë debatuar për dokumentin e prezantuar në Kuvend.

Lidhur me rialokimin e buxhetit për vitin 2016, drejtori i Drejtorisë së Financave, Isuf Latifi, tha se ky rialokim po bëhet konform Ligjit për menaxhimin e financave publike, neni 30 pika 2.

“Ligji për menaxhimin e financave publike, u mundëson organizatave buxhetore rialokim të buxhetit, bazuar në planifikimet e mëhershme. Në rastet kur për projekte të ndryshme janë paraparë shumë më e madhe e mjeteve, ndërsa kontratat janë lidhur me çmime më të ulëta, ato barten në projektet tjera, të cilat kanë kushtuar më shumë se planifikimet”, tha drejtori Latifi

Shefi i grupit të këshilltarëve të LDK-së, Fidan Rekaliu, i ka dhënë mbështetje rialokimit të buxhetit. Ndërsa, kundër rialokimit janë deklaruar këshilltarët nga radhët e opozitës, Rafet Llapashtica-PDK, Haki Rudari, Bahri Selimi dhe Adelina Sfishta -Lëvizja Vetëvendosje, të cilët vlerësuan se rialokimi po ndodhë si pasojë e planifikimit jo të mirë nga ekzekutivi komunal.

Pas diskutimeve lidhur me këtë çështje, Kuvendi me shumicë votash ka miratuar vendimin për rialokimin e buxhetit për vitin 2016. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...