Kreu i Malishevës ndihmon familjet skamnore nga paga e tij

18 Tetor 2016 - 14:02      

Ka filluar implementimi i projektit të Komunës së Malishevës për ndërtimin e pesë shtëpive për familjet në nevojë, si dhe ndërtimin e shtatë kulmeve për rastet e njëjta sociale.

Po ashtu, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, gjatë vizitave në familjet me gjendje të rëndë sociale, ka ndihmuar disa nga familjet me mjete nga paga e tij mujore.

Shtëpia e parë që ka filluar të ndërtohet, është e ajo e familjes së Mahmut Zogajt nga Llazica, ndërsa në fillimin e punimeve ka marrë pjesë kryetari Begaj dhe drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, të cilët krahas fillimit të ndërtimit të shtëpive, edhe i kanë vizituar këto familje.

“Mundësitë buxhetore të komunës nuk janë të mjaftueshme për ndërtimin e të gjitha shtëpive për ata që kanë nevojë, por çdo vit, ne po mundohemi që sadopak t’i ndihmomë këto familje që nuk e kanë të zgjidhur problemin e strehimit. Një prej këtyre është edhe familja Zogaj, dhe në emër të Komunës së Malishevës, uroj ta gëzoni këtë shtëpi”, tha kryetari Begaj.

Sipas drejtorit të urbanizimit, implementim e këtij projekti e mbikëqyr drejtoria që ai drejton, dhe në këtë vit do të ndërtohen pesë shtëpi, ndërsa shtatë të tjera do të ndihmohen me kulme, kurse i tërë projekti, buxhetit komunal i kushton rreth 75 mijë euro.

“Po ashtu, gjatë ditës së sotme, kryetari Begaj ka vizituar edhe disa nga familjet në nevojë, përkatësisht familje me kushte jo të mira socio-ekonomike, ndërsa rastet më të rënda, kryetari i ka ndihmuar me mjete monetare nga paga e tij mujore”, thuhet në njoftim për media të Komunës së Malishevës. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...