18 Tetor 2016 - 11:25
Ky statut brenda këtij muaji do të dalë për miratim në mbledhjen e radhës para këshilltarëve në Kuvendin e Komunës së Ferizajt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjatë hapjes së këtij diskutimi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt, Faruk Guri, ka sqaruar se draftstatuti i ri për QKMF-n është përgatitur në bazë të propozimeve dhe ndryshimeve që kanë ardhur nga Ministria e Shëndetësisë.
“Duhet t’i respektojmë rekomandimet e qendrës rreth draftstatutit të ri për QKMF-në. Gjithashtu secili propozim duhet të harmanizohet me ligjet dhe aktet normative që parashihen nga Ministria e Shëndetësisë”, ka thënë Guri.
Ndërkaq, Burim Karameta, drejtor i Shëndetësisë dhe i Mirëqenies Sociale në Ferizaj, ka thënë se ndryshimet në statutin e QKMF-së janë kërkesë e Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës në mënyrë që ai të unifikohet në nivelin nacional... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...