
18 Tetor 2016 - 10:53
Ky projekt po realizohet nga Qeveria norvegjeze në kuadër të Agjencisë Kadastrale të Kosovës, shkruan sot “Koha Ditore”.
“Në kuadër të këtij projekti do të vendosen edhe numrat në të gjitha objektet e banimit, objektet afariste dhe objekte të tjera të përcaktuara me udhëzimet administrative. Sipas memorandumit të nënshkruar me AKK-n, vendosja e numrave të adresave do të realizohet sipas udhëzimeve të përgjithshme metodologjike në përputhje me Ligjin e sistemit të adresave dhe udhëzimeve administrative të zbatueshme”, ka thënë Rufki Suma, kryetar i Komunës së Hanit të Elezit, me rastin e nisjes së këtij projekti, të hënën.
Sipas tij, e veçantë e këtij projekti është se zyrtarët e angazhuar do të shpërndajnë edhe formularët derisa bashkësitë familjare pronarë të objekteve të banimit, objekteve afariste dhe objekteve tjera të përcaktuara me udhëzimet administrative do t’i plotësojnë me shënimet personale në mënyrë që me këto shënime të plotësohen të dhënat e përgjithshme në Regjistrin e gjendjes civile... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...