Foto: Koha

Zvarritet prej 4 vjetësh projekti i ujësjellësit për 20 fshatra të Lugut të Baranit

18 Tetor 2016 - 10:22      

Projektit të nisur para 4 vjetësh për ndërtimin e ujësjellësit për 20 fshatra të Lugut të Baranit i sërish komuna ia ridestinon mjetet.

Për sivjet ky projekt i kishte në llogari 300 mijë euro, por 260 mijë euro të asaj shumë komuna ka vendosur t’i ridestinojë për asfaltimin e rrugëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo kërkesë e Ekzekutivit për bartjen e mjeteve buxhetore të grandit qeveritar dhe ridestinimin e tyre në kode të tjera ka qenë të hënën si rend dite në takimin e Komitetit të Politikës dhe Financave.

Bartja e këtyre mjeteve nga projekti i ujësjellësit të Lugut të Baranit në kode të tjera të infrastrukturës rrugore ka shkaktuar reagime të disa anëtarëve në këtë komitet, duke e kundërshtuar bartjen e atyre mjeteve në projektet të tjera.

“Jemi kundër ridestinimit të mjeteve nga projekti i ujësjellësit të Lugut të Baranit. Nuk po e kuptoj pse po i hiqen 260 mijë euro këtij projekti të parapara për këtë vit dhe me i destinua për asfaltimin e rrugëve. Ky ridestinim është i paarsyeshëm”, ka reaguar Nazmi Krasniqi nga subjekti opozitar AAK... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...