
18 Tetor 2016 - 09:48
Së fundi, nxënësit janë kushtëzuar të paguajnë këtë shumë, në këmbim të mundësisë për të vajtur në ekskursion në Shqipëri, shkruan sot “Koha Ditore”. Një veprim i tillë ka nxitur reagimin e prindërve.
Tefik Latifi, prind, është ankuar se çmimi prej 3 eurosh për mbajtje të rendit dhe qetësisë në këtë gjimnaz është i papranueshëm përderisa paga për të punësuarin ishte dashur të planifikohej nga buxheti i komunës.
“Çmimi prej 3 eurosh nuk është kosto e madhe por nëse llogaritet se 1.500 do t’i japin nga 3 euro atëherë po i bije se ky rojtar do t’i marrë 4.500 euro brenda vitit, pagë e cila krahasohet me ndonjë zyrtar komunal. Ky person i cili vazhdimisht është i pozicionuar në hyrje të shkollës më shumë po i frikëson fëmijët se sa mban rendin dhe qetësinë. Gjithashtu objekti i shkollës nuk mund të mbrohet nga huliganët në këtë mënyrë, andaj për prindërit më së shumti është shqetësuese për kushtëzimet që janë bërë derisa nxënësit nuk mund të shkojnë në ekskursion në Shqipëri pa i paguar edhe nga 3 euro për këtë çështje”, ka thënë Latifi.
Ai ka kërkuar nga komuna të gjejë mundësi financiare që rojat e objektit të shkollës t’i paguajë nga të hyrat vetjake, por të mos i ngarkojë prindërit në këtë mënyrë... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...