Foto: Koha

PDK: Pozita e drejtorit, prej 1 viti ushtrohet jashtëligjshëm

18 Tetor 2016 - 09:15      

Jashtëligjshëm konsiderohet se është duke u mbajtur pozita e drejtorit të Qendrës së Punës Sociale në Podujevë.

Këshilltari i PDK-së, Flakron Gashi, thotë se është shkelur Ligji i shërbimit civil me rastin e ushtruesit të detyrës së drejtorit të QPS-së kur është emëruar Osman Jashari në këtë pozitë.

Sipas tij, i njëjti ligj e precizon se ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se 3 muaj, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë, që ky institucion vazhdon të menaxhohet me ushtrues detyre për më shumë se 2 vjet.

“Organizimi dhe funksionimi i QPS-së në Podujevë është i përcaktuar me Statutin e Qendrës së Punës Sociale (Nr. 01/ 154 - 10 i miratuar në Kuvendin Komunal të Podujevës, më 13 gusht 2013). Ushtruesi i detyrës i drejtorit të Qendrës së Punës Sociale (QPS), Osman Jashari vazhdon ta mbajë këtë pozitë në kundërshtim me ligjin, saktësisht në kundërshtim me Ligjin nr. 03/L-149 për shërbimin civil të Republikës së Kosovës, neni 30, pika 4, ku thuhet se ‘në rast të mbetjes së një pozite të lirë në shërbimin civil, ushtruesi i detyrës nuk mund të emërohet më gjatë se tre muaj’. Ndërsa i apostrofuari më sipër, këtë pozitë e mban prej 1 viti”, ka thënë Flakron Gashi... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...