Foto: Koha

Seancë e jashtëzakonshme për kompaninë “Eko-Higjiena”

18 Tetor 2016 - 08:40      

Problemet e krijuara në kompaninë e pastrimit “Eko- Higjiena” do të jetë pika e diskutimit në seancën e jashtëzakonshme, e cila do të mbahet të enjten.

Para këshilltarëve komunalë do të prezantohet raporti i punës nga ana e Komisionit Komunal të Aksionarëve të kësaj kompanie, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kjo seancë e jashtëzakonshme ka ardhur pas një përplasjeje të vazhdueshme të Komisionit Komunal të Aksionarëve, të cilët janë duke akuzuar partnerin austriak se ka bërë zhvlerësimin e aseteve të komunës në këtë kompani si dhe nuk ka investuar 1 milion e 500 mijë euro sipas marrëveshjes, e cila ishte lidhur në mes komunës dhe partnerit austriak.

Por në seancën e jashtëzakonshme nuk do të jenë të pranishëm përfaqësuesit austriakë, të cilët, sipas kryesueses së Kuvendit Komunal, Valentina Bunajaku-Rexhepi, kanë refuzuar kërkesën ngase kryeshefi ekzekutiv i kësaj kompanie, Senad Ramaj, gjendet në arrestin, shtëpiak që i është caktuar nga gjykata... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...