17 Tetor 2016 - 23:47
“Sot kemi bërë fillimin e punimeve për dy projekte shumë të kushtueshme. Ka një vit që punohet për këto dy projekte. Është fjala për sheshin ‘Adem Jashari’, që në fazën e parë do të kushtojë 450 mijë euro”, ka thënë Ahmeti.
Ai ka thënë se pret që punimet të përfundojnë kah fundi i qershorit eventualisht mesi i korrikut të vitit të ardhshëm.
I pyetur nëse këto punime i ka zhvendosur me qëllim në fund të mandatit të tij, ai ka thënë se nuk ka qenë ky qëllimi.
“Në vitin e parë të mandatit buxhetin e kemi gjetur të miratuar, ndërsa kemi gjetur edhe shumë borxhe që, besa, kemi ende të pa kryera”, ka thënë Ahmeti.
Stadiumin e ka quajtur projekt akoma më të madh, e i cili do të plotësojë kushtet për një stadium të denjë. Ka thënë se rreth stadiumit do të ketë edhe lokale që do t’u mbesin në shfrytëzim klubeve të qytetit.
“Të dy projektet, besoj se do ta ndryshojë tërësisht pamjen e qytetit të Lipjanit”.
Ai ka folur edhe për problemet në arsim.
“Gjatë mandatit të PDK-së ka pasur njerëz joprofesionalë të vendosur në sistemin e arsimit”, ka thënë Ahmeti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...