Përurohet objekti i ri i shkollës “Isa Boletini” në Rahovec

17 Tetor 2016 - 14:33      

Sot u përurua objekti i ri i shkollës fillore "Isa Boletini" në Rahovec, projekt ky i financuar nga Zyra e BE-së në Kosovë në vlerë rreth 1 milion euro.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi tha se sot është ditë e veçantë për mësuesit dhe mësimdhënësit.

“Ky objekt i ri tashmë i plotëson të gjitha kushtet. Pa dyshim, që arsimi është baza më e fuqishme e përfitimit të dijes dhe si shtet i ri që jemi, kemi fuqinë e krijimit të kuadrove të rinj, edhe pse nuk jemi fuqi në ekonomi. Do të vazhdojmë edhe më tej në ndërtimin e infrastrukturës së shkollave”, tha Vehapi.

Në anën tjetër, Luigj Brusa nga KE tha se që nga viti 2013 kanë investuar në sektorin e edukimit me rreth 20 milionë euro.

“Asistenca jonë nuk është vetëm teorike, por ne jemi duke e mbështetur Kosovën drejt integrimit në BE. Fëmijët janë akterët kryesor që do ta dërgojnë Kosovën në BE. Për ne, ka rëndësi krijimi i kushteve për nxënësit kosovar. Unë kërkoj nga fëmijët që të mësojnë sa më shumë, ndërsa nuk do të mungoj përkrahja nga ana jonë”, tha Brusa, transmeton KP.

Ndërsa, zëvendësministrja e Arsimit, Anila Statovci theksoi rëndësinë e një momenti të tillë, kur përurohet objekti i një shkolle të re.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...