
17 Tetor 2016 - 11:47
Mungesa e komunikimit ka nxjerrë në sipërfaqe edhe nevojën e krijimit të një strategjie për ngritjen e këtij komunikimi, jo vetëm mes drejtorive komunale por edhe të ekzekutivit me asamblenë, me qytetarë dhe media, shkruan sot “Koha Ditore”.
Kjo strategji e hartuar vitin e kaluar me iniciativë të OSBE-së dhe të Kuvendit Komunal, është miratuar në fund të muajit korrik, pasi që drejtoritë komunale janë njohur mirë me përmbajtjen, detyrat dhe obligimet e tyre që i kërkon kjo strategji.
Ndërkohë është kompletuar edhe komisioni i formuar nga asambleja për monitorimin e zbatimit të kësaj strategjie nga institucionet komunale. Komision e ka nisur punën këtë muaj, pasi është kompletuar me të gjithë shtatë anëtarët e tij.
Pesë janë këshilltarë komunalë nga subjektet e përfaqësuara në asamble dhe nga një përfaqësues i shoqërisë civile dhe ekzekutivit.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...