Në Sllatinë të Madhe ndjehen të rrezikuar nga rifunksionalizimi i rrjetit të energjisë elektrike [video]

16 Tetor 2016 - 21:54      

Disa banorë të Sllatinës së Madhe po ankohen se rrezikohen nga rifunksionalizimi i rrjetit të energjisë elektrike nga KEDS-i, i cili do të ndodhë shumë shpejt.

Ata kërkojnë që përçuesit e metaltë të mos kalojnë mbi shtëpitë pasi sipas tyre me vendosjen e tyre do t’u kanoset rreziku, raporton KTV.

Banorët kanë vendosur që nëse kërkesa e tyre për zhvendosjen e largpërçuesve nuk ndërrohet, atëherë do ta padisin KEDS-in.

Por zyrtarë të KEDS-it thonë se kjo linjë ka ekzistuar dhe se po bëhen punime në të mirë të qytetarëve, për të forcuar edhe më shumë rrjetin e energjisë elektrike.

Ndërsa banorët nuk e kanë marrë pëlqimin e KEDS-it kur i ndërtuan shtëpitë, pikërisht në mes të kësaj linje.

Komuna e Fushë Kosovës thotë se këto shtëpi nuk kanë leje ndërtimi dhe nëse gjatë procesit të legalizimit del se ato nuk i plotësojnë kushtet, atëherë nuk do ta kenë lejen e Komunës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...