Jetojnë në qendër të qytetit, por rrugën e kanë pa asfalt [video]

16 Tetor 2016 - 21:28      

Pavarësisht investimeve milionëshe në infrastrukturë rrugore, në shumë qytete të Kosovës ka ende rrugë të paasfaltuara, madje edhe në qendër.

Këtë fat e ka pasur edhe rruga “Ramiz Cernica”, në Komunën e Gjilanit, raporton KTV.

Banorët thonë se me ardhjen e dimrit ajo bëhet e pakalueshme, duke shtuar që kanë qenë disa herë në komunë, por që asnjëherë kërkesat e tyre nuk janë marrë parasysh.

Në Komunë e pranojnë që kjo rrugë është në gjendje të keqe, edhe pse thonë se kjo lagje është prioritet i qeverisjes së tyre.

Ndryshe, në këtë Komunë, që nga ardhja në pushtet e LDK-së, mbi 7 milionë euro, janë investuar në infrastrukturën rrugore, edhe pse gjendja e rrugëve në realitet nuk ka ndryshuar.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...