16 Tetor 2016 - 19:15
Shkolla “Mihal Grameno”, është detyruar që procesin mësimor ta zhvillojë në tri ndërrime, në pamundësi për një zgjidhje tjetër, raporton KTV.
Drejtuesit e shkollës thonë se pothuajse çdo ditë pranojnë nxënës të rinj që po zhvendosen në Fushë Kosovë nga komunat tjera.
Ndërtimin e një aneksi tjetër të shkollës, drejtori i shkollës, Ismet Gashi nuk e sheh si zgjidhje dhe për këtë ai ka kërkuar një objekt të ri.
Jo shumë larg kësaj shkolle tash e sa vjet ndodhet ky objekt shkollor, por ka mbetur i papërfunduar që të bëhet i gatshëm për shfrytëzim.
Në Ministrinë e Arsimit thonë se për arsye buxhetore objekti nuk është përfunduar deri tani. Faton Fetahu nga kjo ministri, thotë se objekti është në fazën finale të punimeve dhe pritet që në fillim të 2017-s të jetë i gatshëm.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...