Malisheva kërkon nga MASHT-i kthimin e saj në hartën e Kosovës

16 Tetor 2016 - 11:29      

Komuna e Malishevës, përkatësisht Drejtoria për Arsim dhe Edukim, këtë të premte, përmes një shkrese drejtuar Ministrisë për Arsim, Shkencë dhe Teknologji (MASHT), ka kërkuar sqarim ka kërkuar që të korrigjohet autorizimi i botimit të tekstit “Fletore e punës” së lëndës Edukata Qytetare e klasës së VI. Vendimi Nr.590/02-1, të datës 06.04.2007, botues “Libri shkollor‘‘, fletore pune “e cila ka lëshuar gabime profesionale dhe programore”.

Kjo shkresë i është drejtuar Ministrit Arsim Bajramit, Alush Istogut. U.D i Sekretarit të MASHT, Avni Rexha-Udhëheqës i Divizionit për Arsim të Përgjithshëm, Fetah Kasumit-Zyrtar i Arsimit të Mesëm të Ulët.

“Bazuar në shfrytëzimin e teksteve mësimore nga ana e nxënësve dhe komuniteti shkollor, kërkojmë nga autoriteti i juaj të bëni të mundur shqyrtimin e ribotimit të librit për klasën e gjashtë të lëndës së Edukatës Qytetare. Këtu është bërë një gabim profesional dhe programor. Komuna e Malishevës është fshirë komplet nga Harta e Kosovës në përmbajtjen e këtij libri- Fletore e Punës. Duke ditur që MASHT është institucioni më kompetent në trajtimin dhe autorizimin e përmbajtjeve të teksteve shkollore, kërkojmë nga autoriteti i juaj të merrni masat e duhura, të korrigjoni këtë gabim profesional dhe programor të autorizuar për nxënësit e klasës së gjashtë”, thuhet në shkresën e Komunës së Malishevës drejtuar MASHT-it, raporton Koha.net.

Kjo fletore pune (botimi i shtatë), është e shkruar nga autorja Shqipe Gashi, recensentë: dr. Demë Hoti dhe Azem Azemi, redaktor: Bajram Shatri, kryeredaktor Refik Bekteshi. Tekstin e lejon Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë me Vendim nr.590/02-1, të datës 06.04.2007. Botues “Libri shkollor.

“Fshirja nga harta e Kosovës e Komunës së Malishevës është lëshim profesional, etik e programor, që i bëhet Fletores së Punës të lëndës Edukatë Qytetare, dedikuar për nxënësit e klasës së gjashtë. Komuna e Malishevës ka identitetin e saj territorial, dhe statusin e saj të bazuar edhe në Kushtetutën e vendit tonë. Duke vlerësuar këto, kërkojmë nga autoriteti i juaj të merrni masat e duhura të evitoni dhe korrigjoni përmbajtjen e këtij teksti mësimor të lëndës Edukatë Qytetare. Po ashtu ta përdorni ndikimin tuaj, që këto gabime të hiqen njëherë e përgjithmonë nga tekstet shkollore dhe fëmijët tanë të mësojnë drejt, se cilat janë komunat e Kosovës”, thuhet në shkresën drejtuar MASHT-it.

Kjo kërkesë për sqarim dhe përmirësim të këtij teksti mësimor, ka ardhur pas reagimeve të prindërve dhe vetë nxënësve, të cilët përmes rrjeteve sociale, e kanë prezantuar këtë gabim skandaloz të këtij teksti mësimor, ndërsa lidhur me këtë skandal, është shkruar edhe në disa nga portalet informative.

Komuna e Malishevës thotë se në këtë hartë, përveç fshirjes së gabimit të lartcekur, ka edhe gabime në emërtimin e komunave tjera. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...