Foto: Koha / ilustrim

Ndërprerje të rrymës në rajonin e Pejës

15 Tetor 2016 - 23:03      

Për të mundësuar punimet në kuadër të projektit të KOSTT me datë 16, 17 dhe 18 tetor 2016, nga ora 07:00 deri në ora 11:00 si dhe nga ora 14:00 deri në ora 17:00, do të bëhet shkyçja e linjës Zallq- Bllagac dhe linjës Gurakoc-Ferataj.

Ndërsa nga ora 07:00 deri në 10:00 do të shkyçet linja Gurakoc – Pejë 1.

Gjatë kohës sa zgjasin punimet, qytetarët, institucionet që furnizohen nga këto linja do të mbesin pa furnizim me energji elektrike.

Shkyçjet sipas njoftimit bëhen për të mundësuar kushte të sigurisë në punë gjatë punimeve në linjën e tensionit të lartë që lidhë Nënstacionet Peja 3 – Peja 1.

“Punimet në fjalë, do të ndikojnë në rritjen e stabilitetit dhe sigurisë së furnizimit me energji elektrike nga aspekti i transmisionit. KOSTT sh.a kërkon mirëkuptim nga qytetarët gjatë implementimit të këtij projekti”, thuhet në njoftimin e KOSTT. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...