Foto: Koha

Miqësia në qendrën “Për Jetë të Pavarur”

15 Tetor 2016 - 09:25      

Të gjithë e kanë një shtëpi të përbashkët. Ndonëse me nevoja të veçanta, ata dinë dhe mezi presin të takohen dhe të kalojnë ditën bashkë në hapësirat e qendrës për “Jetë të Pavarur” në fshatin Vitomiricë të Pejës.

Aktualisht janë 36 veta të moshave prej 10 deri në 45 vjeç në këtë qendër të vetme në rajonin e Pejës që u ofron qëndrim ditor personave me nevoja të veçanta. Në mesin e tyre ka persona me ngecje mendore, ka autistë e disa të tjerë me sindromën down. Ka shqiptarë, boshnjakë, romë, egjiptianë... por kur i sheh grumbull rreth tavolinës bashkë, shihen sa të hareshëm dhe të lidhur mes veti janë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Çdo mëngjes mblidhen bashkë dhe kanë mundësinë të bisedojnë duke folur secili emocionet e veta dhe të tregojnë për pasditen e ditës më parë të kaluar në shtëpia të veta.

E para se të ulën, 18-vjeçarja me nevoja të veçanta Arbesa K. nga fshati Zahaq, shtron tavolinën mbi të cilën vendos çajin dhe ëmbëlsira për shokët dhe shoqet e veta... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...