
16 Tetor 2016 - 07:31
Aty nuk të lënë të kalosh tutje, punëtorët që ruajnë në kabinën përskaj rampës. Veturën duhet parkuar në të djathtë në parkingun përballë përroskës të krijuar nga reshjet e fundit. Duhet patjetër leja nga drejtori për t’u futur brenda. E këtu, gjithçka duket e vjetër. Rrugët janë të shtruara me kalldrëm e në disa të tjera duhet të kalosh nëpër baltë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Edhe shkallët e betonta që duhet ngjitur përpjetë deri në majë, në të djathtë të objektit ku prodhohen metalet, i takojnë një shekulli tjetër. Kështu kanë mbetur për shkak të investimeve të pakta që janë bërë këtu. Por, një shpresë për ringjallje shihet në sytë e punëtorëve të kësaj miniere.
Kur ari shitet për plumb e zink
Fejzullah Maloku kishte ngulitur shikimin në enën e tij. Duhej të sigurohej që ajo të mbushej sa më shumë zink nga makinat ku po bëhej pastrimi i këtij metali për të kaluar tutje nëpër filtra e deri te tharja e tij që jep koncentratin e zinkut. Thotë se ndihet shumë i lumtur kur ajo mbushet plot zink... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...