Nisma: Jemi duke u angazhuar t’ia kthejmë dinjitetin Gjakovës

15 Tetor 2016 - 12:10      

Nisma për Kosovën, dega në Gjakovë ka mbajtur tubim me qytetarët e Gjakovës, ku të pranishëm ishin edhe kryetari Fatmir Limaj, shefja e Grupit Parlamentar, Valdete Bajrami, anëtarë të kryesisë, deputetë, dhe kryetari i degës së Gjakovës, Fazli Hoxha.

Limaj, ka ftuar qytetarët e Gjakovës që të bashkohen me vizionin e Nismës për Kosovën, që të bisedojnë me të gjithë ata njerëz që deri sot janë mashtruar nga kjo elitë politike në vend, që t’i bashkohen Nismës, sepse arsyeja se pse ekziston sot Nisma janë qytetarët e Kosovës.

“Ne jemi munduar vazhdimisht, që mbi bazën e meritokracisë të vendosen institucionet e shtetit për ta zhvilluar shtetin në shërbim të kombit, dhe jo për të instaluar nëpër institucionet e shtetit njerëz që në të shumtën e rasteve janë njerëz pa meritë”, ka thënë Limaj.

Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, tha se kjo parti është duke u angazhuar vazhdimisht që t’ia kthejmë dinjitetin që meriton qyteti i Gjakovës.

“Jemi duke u angazhuar çdo ditë që institucionet e Gjakovës t’ia kthejmë qytetarëve të qytetit tonë, sepse për fatin e keq, institucionet lokale në Gjakovë janë vënë në shërbim të atyre që në asnjë moment nuk e lodhin kokën për situatën aktuale në Gjakovë”, ka thënë Hoxha.

Në fund të këtij tubimi u bë ndarja e librezave të anëtarësisë së Nismas për rreth 100 anëtarë të rinj, që ju bashkuan politikave socialdemokrate të NISMA për Kosovën në Gjakovë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...