15 Tetor 2016 - 10:23
Kusari-Lila ka thënë se shumë shpejt do të prezantohet partia e re, në të cilën ajo është bashkëthemeluese me deputetin tashmë të pavarur, Ilir Deda.
“Është e pakontestueshme që Mimoza do të jetë çdo herë e fokusuar për Gjakovën. A do të thotë kjo që do të ndodhë edhe një rikandidim apo vetëm fokusi nga zgjedhjet e përgjithshme, mbetet të shihet. Pra, nuk mund të bëj një konfirmim për rikandidim tash”, tha Kusari-Lila në për Radio Dukagjinin.
E pyetur se a qëndron prapa deklarimeve për finalizim të partisë së re brenda muajit tetor, Kusari-Lila nuk ka dhënë një përgjigje të drejtpërdrejt duke e ndërlidhur ‘Maratonën e Malësisë’, që po zhvillohet sot, me përgatitjet që po bëhen për Partinë e re. 
“Partia e re do të prezantohet shumë shpejt. Edhe përgatitjet për Partinë e re janë maratonike”, tha Mimoza Kusari –Lila.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...