15 Tetor 2016 - 15:31
Qerim Hasani, banor nga fshati Shalë, është ankuar se QMF-ja në këtë fshat duhet të mbaj kujdestari edhe gjatë natës, sepse i mbulon pesë fshatra me shërbime mjekësore. Ai shpjegon se këtë çështje disa herë e kanë kërkuar nga institucionet komunale, mirëpo kërkesat e banorëve nuk ishin marrë parasysh. “Kemi kërkuar që QMF-ja në Shalë të mbaj kujdestari edhe gjatë natës derisa është e domosdoshme, sepse. përveç banorëve të Shalës, këtu marrin shërbime edhe 4 fshatra të tjera prej mbi 10 mijë banorësh.
Qendra e qytetit të Lipjanit është prej më shumë se 25 kilometra, andaj kërkojmë edhe një herë që kërkesa e banorëve nga 5 lokalitete të shqyrtohet nga komuna”, ka kërkuar Hasani.
Ndërkaq, Lulzim Sinani, përfaqësues i fshatit Resinovc, është ankuar se QMF-ja në Shalë duhet të funksionojë 24 orë pa ndërprerë, përderisa rastet më të shpeshta të sëmundjeve po ndodhin gjatë natës, andaj qyteti i Lipjanit ka një largësi prej më shumë se 25 kilometrash...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...