Inspektorët shqiptojnë 25 gjoba ndaj shkelësve të ligjit

15 Tetor 2016 - 14:30      

Mos respektimi i dispozitave të caktuara të Ligjit për kontroll të duhanit, sidomos të kreut që ka të bëjë me mjediset pa tym duhani, nga qytetarët dhe subjektet afariste ka shtyrë Inspektoratet e Prizrenit që gjatë kësaj jave të nisë aksionin e kontrollit, në kuadër të cilët edhe janë shqiptuar një numër gjobash mandatore dhe në disa raste është iniciuar procedura kundërvajtëse, shkruan sot Koha Ditore.

Zyrtarët e lartë të Qeverisë lokale kanë theksuar se nuk janë të kënaqur me nivelin e zbatimit të këtij ligji, prandaj dhe inspektimi, sidomos në lokalet afariste do të jetë i vazhdueshëm.

"Fatkeqësisht mund të konstatojmë se në qytetin e Prizrenit vetëm relativisht respektohet Ligji për kontroll të duhanit, përkatësisht dispozitat për mospërdorimin e duhanit në ambiente të mbyllura. Për këtë arsye këtë javë kemi zhvilluar aktivitete për njoftimin e pronarëve të lokaleve afariste se do të punohet në respektimin e plotë të këtij ligji.

Drejtoria e Inspektorateve ka kryer inspektim për të konstatuar gjendjen në këtë drejtim dhe aty ku përdorimi i duhanit në ambientet e mbyllura ka qenë në mënyrë të tepruar është shqiptuar gjoba, sipas ligjit", ka thënë drejtori i Inspektorateve i Prizrenit, Bujar Hasani.

Sipas tij gjatë kësaj periudhe të inspektimit janë shqiptuar afro 25 gjoba mandatore derisa në 5 raste janë iniciuar gjobat kundërvajtëse që janë proceduar në Gjykatën Themelore. ..(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...