15 Tetor 2016 - 12:45
“Handikos”-i ka bërë me dije se pas 53 takimeve direkte me biznese lokale, tri kompani publike dhe tri institucione komunale është arritur të punësoheshin gjithsej, 9 persona me aftësi të kufizuara në sektorin privat, ndërsa asnjë në sektorin publik.
“’Handikos’-i është i përkushtuar të punojë në mënyrë objektive, të paanshme, apolitike dhe profesionale në aktivitetet e monitorimit dhe avokimit me të vetmin qëllim sigurimin e përgjegjshmërisë dhe transparencës në punën e zyrtarëve të zgjedhur, pjesëmarrjen e qytetarëve në proceset vendimmarrëse në nivelin lokal, ndërlidhjen e qytetarëve në politikat publike dhe ofrimin e informacioneve zyrtarëve të zgjedhur për problemet e qytetarëve”,thuhet në komunikatë.
Në raportin e punës gjatë tre muajve “Handikos”-i ka paraqitur qëndrimet e veta për zhvillimet që kanë ndodhur në Komunën e Ferizajt, pikërisht në fushën e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara dhe mbi rëndësinë e krijimit të një ambienti gjithëpërfshirës...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...