15 Tetor 2016 - 12:04
Nazif Asllani drejtor në KRU “Bifurkacioni” në Ferizaj, ka deklaruar brenda 2 muajsh janë lidhur prej më shumë se 3 mijë kontrata me qytetarë për falje borxhesh dhe për shlyerjen e pjesës tjetër të mbetur derisa komuna e ka miratuar një urdhëresë të re se qytetarët fillimisht duhet t’i shlyejnë të gjitha obligimet nga kompania publike e pastaj t’i nxjerrin dokumentet e nevojshme si tatimi në pronë etj.
“Urdhëresa e re apo kushtëzimi i bërë për shlyerjen e borxheve ndaj kompanisë “Bifurkacioni” ka ndikuar prej më shumë se 20 për qind me rritje arkëtimi, derisa vetë qytetarët tashmë janë vetëdijesuar se shpenzimet e ujit të pijshëm duhet të paguhen. Gjithashtu një pjesë e madhe e borxheve të trashëguara prej vitesh tashmë janë shlyer nga shteti, ndërkohë pjesa tjetër e mbetur nga viti 2009 duhet të paguhet nga konsumatorët. Gjatë dy muajve të fundit kemi qenë shumë të kënaqur me arkëtimin, ndaj shpresojmë se edhe në të ardhmen do të vazhdojë një gjë e tillë”, ka thënë Asllani.
Nga ana tjetër qytetarët vazhdojnë të ankohen për kushtëzimet që ua ka bërë komuna për dokumente të tatimit në pronë dhe disa dokumente të tjera. ..(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...