Afaristi shqiptar investon në Banjën e termale të Sallabajës

15 Tetor 2016 - 11:31      

Biznesmeni shqiptar që jeton dhe punon në Gjermani, Mustafë Abazi, ka vendosur që të ndërtojë një banjë termale në fshatin Sallabajë të Podujevës, shkruan sot Koha Ditore.

Ai ka thënë se për fazën e parë do të investojë rreth 3 milionë euro, ndërkohë që projekti pritet të realizohet brenda 2-3 vjetëve.

“Me sa e dini, unë e kam një projekt në fshatin Sallabajë për një bajë termale që quhet ‘Velisus pan’. Këtu e kemi edhe drejtorin (kryetarin e Odës Ekonomike në Berlin) që është shumë i interesuar për këtë projekt dhe ka ardhur ekstra që ta shikojë vendin dhe terrenin dhe shpresoj që të nisim sa më shpejt zhvillimin e këtij projekti”, ka thënë Mustafë Abazi pas një takimi që është mbajtur në Komunën e Podujevës, ndërmjet kreut komunal, Agim Veliu, kryetarit të Odës Ekonomike të Berlinit-Christian Wiesenhutter dhe zyrtarëve të tjerë nga Gjermania...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...