Kooperativë bujqësore për fermerë të margjinalizuar

15 Tetor 2016 - 10:31      

Prezantimi i Planit të biznesit për themelimin e kooperativës bujqësore në Prizren, i promovuar nga “Caritas”-i zviceran është realizuar në prani të hisedarëve të ndryshëm, me ç'rast është thënë se ky organizim, do të krijojë mundësi për fuqizimin edhe të fermerëve të margjinalizuar.

Bartësit e këtij procesi kanë konsideruar se duke themeluar kooperativën bujqësore në rajonin e Prizrenit dhe të Shtërpcës, në bazë të planit të biznesit të propozuar, popullata rurale do të jetë në gjendje që të prodhojë dhe të shesë prodhimet e veta në treg me kushte të barabarta, shkruan sot Koha Ditore.

“Kooperativa e re bujqësore mund të ketë ndikim të rëndësishëm në treg me efekte mbrojtëse për prodhuesit e vegjël, duke menaxhuar në mënyrë efikase kapacitetet e tyre prodhuese dhe duke krijuar kushtet e favorshme të tregut për fermerët e margjinalizuar”, ka thënë Kreshnik Basha, drejtor i “Caritas”-it zviceran në Kosovë...(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...