Rruga ”Demonstrata 1968” bllokohet nga makinat e zyrtarëve

15 Tetor 2016 - 09:30      

“Shqetësim yni është se prej orës 7:30 deri në 16:30 nuk mundet asnjë banor të qarkullojë me vetura te shtëpitë e tyre prej makinave të policisë, gardianëve dhe të gjykatës”, ankohen banorët e rrugës “Demonstrata 1968”, shkruan sot Koha Ditore.

Rruga “Demonstrata 1968”, afër objektit të Gjykatës së Pejës e që çon afër hyrjes së burgut, bllokohet nga numër i madh i makinash prej mëngjesit e deri në orën 16:30. Kjo shihet çdo ditë, ndërsa bllokimet i bëjnë m’u ata që duhet ta mbrojnë ligjin, kurse e shkelin vetë.

Bazuar në periudhën ditore që bllokohet me makina njëra anë e asaj rruge edhe ashtu vetë e ngushtë, sipas banorëve të bën të kuptosh se ato makina janë të punëtorëve të gjykatës dhe të burgut të Pejës. “Shqetësim yni është se prej orës 7:30 deri në 16:30 nuk mundet asnjë banor të qarkullojë me vetura të shtëpitë e veta prej makinave të policisë, gardianëve dhe të gjykatës”, thotë R.M. banor i asaj lagjeje. ..(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...