Nis asfaltimi i shtatë rrugëve të fshatit Radac

15 Tetor 2016 - 08:35      

Ka nisur realizimi i projektit për asfaltimin e 7 rrugëve në fshatin Radac të Pejës me një gjatësi prej 5.5 kilometrash.

Për këtë projekt komuna kishte folur në pranverë, por deri tashti nuk kishte nisur realizimi i tij.

Ka dhjetë vjet që këta banorë kërkojnë t’u asfaltohen ato rrugë që tashti kanë nisur.
E gjitha që kanë përfituar deri tashti nga Komuna e Pejës, pavarësisht subjekteve që kanë qenë në pushtet, ka qenë vetëm zhavorri për mbulimin e gropave dhe rrafshim të rrugëve. Pavarësisht vonesës me vite, banorëve po u bëhej qejfi që më në fund edhe fshati i tyre erdhi në rend që të përfitonte asfalt nga komuna. Mirëpo, banorët e njërës prej këtyre rrugëve, sado që po i gëzoheshin asfaltit të shumëpritur, aq edhe druajnë se një problem i vjetër do të vazhdojë t’ i shqetësojë edhe pas asfaltimit të rrugëve.(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...