Bahtiri: Ura do të hapet në fund të janarit

14 Tetor 2016 - 20:32      

Barrikada mbi urën e lumit Ibër pas shumë zvarritjesh, më 14 gusht ishte hequr për të filluar punimet për rivitalizimin e saj. Rivitalizimi ishte thënë se është paraparë të përfundoj në gjysmën e dytë të muajit janarit, ku edhe Ura në fund të janarit do të jetë e hapur për qarkullim.

Për të parë se si po shkojnë punimet mbi Urën e Ibrit, sot në vendpunishte ka dalë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tregon se punimet po ecin sipas dinamikës së paraparë.

“Rivitalizimi i Urës mbi lumin Ibër i filluar në gusht po ecën sipas dinamikës së paraparë, ku po punohet pa ndërprerë që punët të kryhen me kohë.

Gatë vizitës që i bëra sot Urës së Ibrit, pashë që ajo ishte betonuar dhe ta vjen faza e asfaltimit dhe rregullimit të trotuareve.

Paralelisht po punohet edhe në hapësirat përreth urës dhe kjo tregon se deri në fund të janarit Ura do të hapet, ashtu siç është edhe afati për kryerjen e punimeve nga kompania e kontraktuar”, shkruan kryetari Bahtiri në Facebook, transmeton Veriu.info.

Ai thotë se urat nuk duhet të ndajnë njerëz, por bashkojnë njerëz, të cilin funksion beson se do ta kryen edhe Ura e Ibrit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...