14 Tetor 2016 - 12:48
Megjithëse kushtet e ofruara nga komuna me çmimin fillestar prej një mijë eurosh qira në vit për objektin dhe 48 arë tokë kanë qenë pothuajse falas, megjithatë vetëm dy konsorciume kanë aplikuar me ofertat e tyre deri në fund të konkursit që ka qenë deri më 10 tetor. Edmond Shala, drejtor i Shërbimeve Pronësore Juridike, thotë se njëri konkurrues është një konsorcium kosovar-zviceran dhe tjetri kosovar – austriak.
“Ata i kanë dhënë ofertat e tyre, por ende janë të mbyllura. Këto ditë pritet të mblidhet komisioni komunal që përbëhet prej shtatë anëtarëve dhe që t’i hapë dhe t’i vlerësojë ofertat që i kanë dorëzuar se a i plotësojnë kriteret e përcaktuara me konkurs”, tha Shala. Sipas tij, nëse ofertat janë në rregull, atëherë ai beson se komisioni do ta shpallë fituesin. 
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...