Zvarritet konkursi për drejtor të institucionit kryesor të shëndetësisë

14 Tetor 2016 - 11:30      

Zyrtarët e partisë më të madhe opozitare në Podujevë (PDK) thonë se komunarët nuk do ta zgjedhin drejtorin e institucionit më të lartë shëndetësor (QKMF) para zgjedhjeve lokale që pritet të mbahen vitin e ardhshëm.

Sipas shefit të Grupit të këshilltarëve të kësaj partie, Rafet Llapashtica, kryetari Agim Veliu këtë po e bën me qëllim që ushtruesit e detyrave të drejtorëve të mos ndihen të lirë në vendet e tyre të punës.

“QKMF-ja e Podujevës është prej një kohe të gjatë vetë me u.d. të drejtorit dhe kjo është e papranueshme. Kryetari Veliu duke bërë një presion mbi drejtorin e Shëndetësisë qe sa kohë nuk është duke e hapur një konkurs për drejtor të QKMF-së në Podujevë. U.d i emëruar qe sa kohë mbahet si presion politik dhe si po shihet subjekti në pushtet e mban këtë pozitë me ushtrues detyre deri në zgjedhjet lokale të ardhshme që viti 2017 do të jetë si vit i zgjedhjeve lokale”, ka thënë Rafet Llapashtica.
(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditotre)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...