Rrugët e Klinës prej katër vjetësh me emra e pa tabela

14 Tetor 2016 - 09:36      

Afro katër vjet pasi që Kuvendi Komunal ka miratuar emërtimet e rrugëve, tabelat nuk janë vendosur, shkruan sot Koha Ditore.

“Është e çuditshme që Klina ende është pa tabela të rrugëve, pavarësisht se të gjitha rrugët janë emërtuar. Në komunën tonë nuk ka nisur ky proces, derisa komunat e tjera përreth e kanë kryer”, thotë Lorenc Marleku, këshilltar i AAK-së në Klinë dhe udhëheqës i Departamentit të Planifikimit Urban në Degën e AAK-së në këtë komunë.

E arsyeja pse ende nuk po vendosen tabelat, siç thotë Marleku, komunës po i munguakan mjetet. E meqenëse paska qenë mungesa e mjeteve deri tash, Marleku shpreh çudinë pse komuna nuk ka ndarë mjete për vitin e ardhshëm për vendosjen e tabelave me emërtime të rrugëve dhe shesheve, shkruan më gjerësisht sot Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...