Turqia pritet të investojë në Drenas

13 Tetor 2016 - 15:18      

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, ka pritur në takim ambasadoren e Turqisë në Kosovës, Kivilcim Kiliç me të cilën kanë diskutuar për mundësitë e zhvillimit ekonomik në Drenas dhe investimet nga ana turke, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Në këtë takim, kryetari Demaku ka njoftuar ambasadoren Kiliç kushtet që ofron kjo Komunë në bërjën e bizneseve. Demaku është fokusuar kryesisht në investimet në biznes dhe bujqësi e ambasadoren e ka njoftuar për funksionimin e Parkut të Biznesit dhe mundësit që ofron ajo zonë ekonomike për tërheqjen e investitorëve.

Ambasadorja turke ka thënë se do të ftojë bizneset turke që të vijnë në Drenas dhe të investojnë në fushat e ndryshme.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...