I ndërpritet marrëdhënia e punës zyrtarit të dënuar për vepër penale

13 Tetor 2016 - 12:40      

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se kryetari Idriz Vehapi ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës shefit të Zyrës komunale për komunitete dhe kthim, për arsye se ky nëpunës është dënuar me vendim të plotfuqishëm gjyqësor për kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit seksual të personit nën moshën 16-vjeçare. Sipas njoftimit të Zyrës për Informim, Vehapi e ka nënshkruar këtë vendim afër dy javë më parë, shkruan sot Koha Ditore.

"Me datë 29 shtator 2016, kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka nënshkruar vendimin për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për Sllavisha Kollashinacin, shef i Zyrës Komunale për Komunitete dhe Kthim në Komunën e Rahovecit. Vepra penale për të cilën është dënuar Sllavisha Kollashinac, është keqpërdorim seksual i personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç", thuhet në komunikatën e ZI-së, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...