Ndotja në Obiliq i tejkalon të gjitha standardet

13 Tetor 2016 - 10:47      

Lëvizja Vetëvendosje ka adresuar një varg kritikash ndaj komunarëve të Obiliqit dhe zyrtarëve qeveritarë për ndotjen në këtë Komunë. Zyrtarët e saj kanë thënë se ndotja e ajrit në Obiliq i tejkalon të gjitha standardet. Nëpërmjet një komunikate për media, LVV-ja konsideron se qytetarët e Obiliqit janë të pafuqishëm dhe të pambrojtur nga institucionet, shkruan sot Koha Ditore.

“Në Komunën e Kastriotit gjendja e ambientit është shumë e keqe, kurse qytetarët në këtë komunë po ndihen të pafuqishëm dhe të pambrojtur nga institucionet qendrore dhe ato lokale. Qytetarët e Kastriotit në vazhdimësi janë duke u ballafaquar me ndotje të ajrit, e cila i tejkalon të gjitha standardet. Nëse shikojmë një qytet industrial në Bashkimin Evropian dhe bëjmë krahasimin në raport me ndotjen e ajrit, del se ajri në Komunën e Kastriotit është shumë herë më i ndotur, thuhet në komunikatën për media të LVV-së, shkruan sot më gjerësisht Koha Ditore.

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...