Busti i Azem Galicës vendoset në fshatin e tij të lindjes

12 Tetor 2016 - 17:59      

Sot në oborrin e shkollës fillore të fshatit Galicë të Vushtrrisë, e cila mban emrin e Azem Galicës, u vendos busti i këtij tribuni popullor.

Në ceremoninë e vendosjes ishte edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, njofton kumtesa e Kuvendit, transmeton Koha.net.

Në fjalën e tij para nxënësve dhe mësimdhënësve të kësaj shkolle, si dhe banorëve të fshatit Galicë e të fshatrave përreth, Veseli vlerësoi lart figurën markante të luftëtarit dhe udhëheqësit të shquar të rezistencës shqiptare kundër pushtuesve të ndryshëm, Azem Galicës, i cili, ndër dekada, u bë frymëzim për gjenerata dhe breza luftëtarësh e veprimtarësh të çështjes kombëtare.

“Kjo shkollë mban një emër të madh, emrin e Azem Bejtes, njërit prej themeluesve të Lëvizjes Sonë Kombëtare për çlirimin e Kosovës. Azem Bejta flijoj gjithçka që ne të jemi të lirë në tokën tonë, t’i kemi shkollat tona, të jetojmë me dinjitet si të gjithë popujt e lirë. Sot ne ndihemi krenar dhe qëndrojmë ballëhapur para bustit të tij, sepse amaneti i tij është përmbushur”, tha Veseli.

Duke iu drejtuar nxënësve, kryetari i Kuvendit shtoi se ata nuk duhet të harrojnë asnjëherë prej nga vijnë dhe cilit popull i takojnë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...