Rahoveci nis vendosjen e shtyllave për emërtimin e rrugëve

12 Tetor 2016 - 11:05      

Në Komunën e Rahovecit ka filluar vendosja e shtyllave për emërtimin e rrugëve, shesheve vendbanimeve dhe parqeve.

Gjatë muajit të kaluar ka filluar projekti për vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve, shesheve, vendbanimeve dhe parqeve, sipas listës së miratuar nga Kuvendi Komunal i Rahovecit.

Sipas një njoftimi për media nga kjo komunë, thuhet se projekti për vendosjen e tabelave për emërtimin e rrugëve është një projekt që financohet nga Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Komunën e Rahovecit, ndërsa ky projekt ka për qëllim rregullimin e adresave dhe lehtësimin e regjistrit civil, shërbimet publike, transport dhe të navigacionit.

Zyrtarët e Komunës së Rahovecit, të cilët janë të ngarkuar që të përcjellin realizimin e këtij projekti dhe zyrtarët e kompanisë të cilët janë duke bërë vendosjen e shtyllave, kërkojnë bashkëpunim nga qytetarët për realizimin e këtij projekti, “i cili është në të mirë të gjithë qytetarëve të Komunës së Rahovecit dhe bartës i projektit është Drejtoria e Urbanizmit, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...