12 Tetor 2016 - 11:14
Ura e re është ngritur buzë urës së vjetër, që ishte nga dërrasat dhe ishte ura e vetme që lidh mes vete gjitha këto fshatra dhe e vetme për të dalë në magjistralen Pejë-Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për Sami Krasniqin, kryetar i fshatit Rosujë, me rëndësi është që të mos hyjnë edhe këtë dimër pa urë të re, pasi i vjetra nuk është më funksionale.
Rregullimi i urës në fshatin Rosujë është afër përfundimit. Me këtë lehtësohet lëvizja e banorëve të kësaj zone.
“Falënderim i veçantë për ministrin z. Lutfi Zharku, për mbështetjen në realizimin e këtij projekti të domosdoshëm”, thuhet në deklaratën e kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit, të publikuar në një faqe të komunës në rrjetin social, ku komuna publikon projektet e saj të realizuara apo që janë në realizim.
Në këtë postim gjendet edhe slogani i njohur i Komunës së Pejës, “vazhdojmë...”, i cili shkruhet në fund të çdo postimi në faqet e zyrtare të komunës për projektet që realizohen me financim nga buxheti komunal. Ky slogan është shkruar edhe në postimin e projektit të kësaj ure.
Ky postim për urën e Rosujës ka shkaktuar reagimin e subjekti opozitar në Pejë, AAK, për arsyen se kreu i komunës po e reklamon një projekt që nuk është i komunës e madje as i kësaj qeverie aktuale në qendër... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...