Foto: Koha

Komuna e Rahovecit më në fund përfill gjetjet e Zyrës së Auditorit

12 Tetor 2016 - 10:45      

Grupi për monitorimin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga Zyra Kombëtare e Auditimit, i krijuar nga Qeveria lokale e Rahovecit ka mbajtur një takim, me ç’rast anëtarë të këtij trupi kanë theksuar nevojën e mobilizimit për adresimin e vërejtjeve të Auditurit...

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, në këtë takim drejtori i Buxhetit dhe Financave, Lulzim Sylejmani, që njëherësh është edhe kryesues i grupit, ka pohuar se të gjithë drejtorët komunalë e kanë marrë raportin final të Zyrës Kombëtare të Auditimit, dhe se në të janë adresuar 15 rekomandime, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas Zyrës së informimit të komunës, edhe Avdullah Kryeziu, drejtor i Drejtorisë së Ekonomisë, Zhvillimit dhe Turizmit dhe Munib Durguti, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale kanë shprehur gatishmërinë për zbatimin e rekomandimeve të dhëna nga ZKA-ja.

Anëtarët e grupit janë pajtuar që në ditët në vazhdim të mbajnë takime edhe me zyrtarin e regjistrimit të pasurisë, anëtarët e komisioneve për regjistrimin e aseteve, me zyrtarë të Prokurimit dhe me zyrtarë të Auditimit të brendshëm dhe Komitetit të auditivit... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...