AAK-ja në Pejë projektet e komunës i cilëson elektorale

12 Tetor 2016 - 09:22      

Pejë, 12 tetor – Projektet e shumta që janë duke u realizuar apo që kanë nisur tash të realizohen nga Komuna e Pejës, subjekti opozitar në Pejë, AAK, po i quan projekte elektorale.

Sipas këtij subjekti, pushteti aktual në Pejë po tenton që përmes këtyre projekteve të manipulojë qytetarët, shkruan sot “Koha Ditore”.

Kryetari i degës së AAK-së në Pejë, Naim Sahiti, thotë se projektet e nisura nga komuna dhe bashkë me nivelin qendror, po bëhen për ta “blerë” votën e qytetareve përmes krijimit të përshtypjes se po punojnë tani, kur ka mbetur edhe një vit para përfundimit të mandatit.

“Komuna e Pejës e frikësuar nga zgjedhjet që po vijnë, e përkrahur nga Ministria e Infrastrukturës, ka shpallur në vitin 2016 tenderë për rrugë në vlerë prej 2 milionë e 626 mijë euro. Ndërsa, në buxhetin e këtij viti së bashku kanë shumën prej 1 milion e 9 mijë euro. Pra hiç më pak se 1 milion e 616 mijë euro nuk i kanë në dispozicion, por kanë shpallur tenderë dhe janë duke i zbatuar projektet krejtësisht elektorale”, thotë Sahiti... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...