
12 Tetor 2016 - 08:55
Në arsyetimin e këtij dikasteri është theksuar se një gjë e tillë është e nevojshme për realizimin dhe zbatimin në praktikë të planeve rregulluese urbane, shkruan sot “Koha Ditore”. Ndërkohë kryetari i komunës, Ramadan Muja, ka pohuar se angazhimi i punëtorëve dhe i ekspertëve shtesë bëhet me kontrata për shërbime të veçanta, meqë autoritetet qendrore kanë kufizuar numrin e punonjësve në administratën lokale.
E, këshilltarët nga opozita konsiderojnë se ekzekutivi lokal shquhet për parregullsi edhe në rastet kur nënshkruan kontrata për shërbime të veçanta.
Por këshilltarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Drita Millaku, konsideron se edhe në këtë çështje Qeveria lokale e Prizrenit nuk është treguar e përgjegjshme. Ajo përkujton se muaj më parë kishte kërkuar sqarime nga Ekzekutivi rreth kontratave për shërbime të veçanta, porse nuk ka marrë përgjigje.
“Auditimi para pak kohe, ka nxjerrë se shumë persona janë duke punuar me kontrata në vepër... Ata janë gjithsej 17 punëtorë, ku rroga e një punëtori është diku 345 euro, pra për gjashtë muaj i bie gjithsej 35 mijë euro. Pyetja konkrete është se ku do t’i gjeni gjithë këto para për t’i pastruar borxhet ndaj këtyre punëtorëve?”, pati thënë Millaku duke kërkuar përgjigje me shkrim.
Nga ana tjetër Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e fundit për Komunën e Prizrenit shkruante se “Në drejtoritë komunale ishin punësuar 120 zyrtarë me kontrata për shërbime të veçanta, prej të cilëve 12 zyrtarë në Urbanizëm me kohë zgjatje me shumë se gjashtë muaj”, shkruan aty... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...