Podujeva vlerëson lart ndihmën e KFOR-it për ruajtjen e sigurisë

11 Tetor 2016 - 14:43      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka pritur sot në një takim komandantin e Detashmentit të Përbashkët Rajonal - Qendra (JRD-C) të KFOR-it, kolonelin Francesco Randacio, me të cilin ka biseduar për gjendjen e sigurisë në vend.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se Veliu ka informuar Randacion për gjendjen e sigurisë, ndërsa është biseduar edhe për bashkëpunimin e komunës me KFOR-in, transmeton Koha.net.

“Vlerësojmë lart rolin dhe angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në vend, pra edhe në komunën tonë. Ne në vazhdimësi kultivojmë raporte korrekte dhe bashkëpunim të mirë me KFOR-in, të cilin sigurisht se do ta vazhdojmë edhe në të ardhmen”, ka thënë Veliu.

Veliu e informoi komandantin e JRD-C edhe për investimet e bëra në infrastrukturë, zhvillimin ekonomik dhe projekte që janë duke u realizuar në komunën e Podujevës.

“Krahas projekteve në ndërtimin e infrastrukturës, me qëllim të krijimit të kushteve për jetë të mirë të qytetarëve tanë, jemi duke investuar edhe në zhvillimin ekonomik, duke krijuar klimë të volitshme për biznese dhe duke përkrahur dhe subvencionuar sektorin e bujqësisë”, ka thënë Veliu.

Gjithashtu thuhet se koloneli Randacio vlerësoi lart bashkëpunimin e komunës së Podujevës me KFOR-in në krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë. Ai gjithashtu u shpreh i kënaqur për investimet e bëra nga Komuna në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...