Veliu konstaton se projekti i ndriçimit publik nuk po kryhet si duhet në Podujevë

11 Tetor 2016 - 12:02      

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka inspektuar sot punimet në realizimin e projektit për vendosjen e ndriçimit publik në Rrugën “Brigadat” më Podujevë.

Gjatë inspektimit të punimeve në vendosjen e ndriçimit publik në Rrugën “Brigadat”, Veliu, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Mbrojtje dhe Shpëtim, Faik Muçiqi, kanë vlerësuar se ky projekt nuk është duke u realizuar sipas rregullave dhe planit urbanistik.

Me këtë rast është konstatuar se shtyllat e ndriçimit, të vendosura në trotuar, pengojnë qarkullimin e lirë të qytetarëve. Prandaj është kërkuar nga kompania punëkryese që të bëjë zhvendosjen e shtyllave dhe t’i vendos ato konform rregullave, në mënyrë mundësohet qarkullimi i lirë të këmbësorëve.

Gjithashtu është kërkuar nga KEDS, njësia në Podujevë, që të intervenojë në rrjetin elektrik përgjatë trotuarit, për të mundësuar realizimin e projektit të ndriçimit publik, sipas normave dhe standardeve të parapara.

Kompania punëkryese u zotua se do të bëjë zhvendosjen e shtyllave të ndriçimit publik, kurse KEDS-i do të intervenojë në rrjet në mënyrë që të krijohen kushtet për realizimin e këtij projekti, pa penguar lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Vlen të theksohet se ishin qytetarët që reaguan, duke parë se vendosja e shtyllave po pengon lëvizjen e lirë. Prandaj, kryetari Veliu i falënderon qytetarët për kontributin e dhënë në këtë drejtim, duke thënë se ata janë pjesë e projekteve që realizohen nga Komuna. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...