
11 Tetor 2016 - 10:49
Ky vendim, sipas një njoftimi për media nga Komuna e Rahovecit, vjen si rezultat i veprës penale për të cilën është dënuar Sllavisha Kollashinac, për keqpërdorim seksual të personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeç.
“Deri të nënshkrimi i këtij vendimi nga ana e kryetarit Vehapi, ka ardhur pas pranimit të aktgjykimit të formës së prerë të Gjykatës së Apelit të Kosovës PARKR.nr. 371/2016 është vërtetuar se nëpunësi Sllavisha Kollashinac, ka kryer vepër penale sipas nenit 235 paragrafi .1 pika 1.1 e KPRK-së për të cilat është shpallur fajtorë dhe është dënuar me burg në kohëzgjatje prej 3(tri)viteve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Rahovecit.
Sipas nenit 9, paragrafi 2, pika 4 e Ligjit për Shërbyesit Civil të Kosovës Nr.03/L-149, parashihet se marrëdhënia e punës së nëpunësit civil përfundon me “Dënimin nga një gjykatë penale me vendim të formës së presë për mbajtjen e burgut efektiv për gjashtë muaj e me tepër”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...