Ndeshja e kompetencave zvarrit punimet në Spitalin e Graçanicës

11 Tetor 2016 - 10:25      

Graçanicë, 11 tetor - Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka konstatuar se zvarritja e punimeve në ndërtimin e spitalit të Graçanicës është bërë për shkak të përzierjes së kompetencave ndërmjet zyrtarëve komunalë.

Në opinionin që ka dhënë kjo Agjenci rreth këtij projekti, thuhet se Zyra e prokurimit nuk i ka kryer detyrat e veta rreth kontratës dhe punëve që janë bërë nga punëkryesi, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërtimi i spitalit në Graçanicë kishte nisur në vitin 2012 dhe do të duhej të përfundonte brenda 4 vjetëve. Por, kjo nuk ka ndodhur.

“Pas shqyrtimit të lëndës dhe pas takimeve që janë zhvilluar me palët e involvuara në këtë proces, Agjencia konsideron se i mbetet obligim Autoritetit kontraktues Komunës së Graçanicës që të bëjë prerjen e obligimeve që ndërlidhen me këtë projekt dhe të njëjtat t’i paraqesë si obligime të cilat do të fillojnë të shlyhen në vitin fiskal 2017 dhe të vazhdohet me ekzekutimin e punëve aty ku kanë mbetur në mënyrë që të bëhet finalizimi i projektit në fjalë” ... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...