Foto: Koha

Lagjja me 6 mijë banorë “7 shtatori” e Pejës as sivjet me shkollë të re

11 Tetor 2016 - 09:58      

Pejë, 11 tetor – Filloristët e njërës prej lagjeve më të mëdha të Pejës edhe këtë vit duhet të ndjekin mësimet në dy shkollat e largëta prej shtëpive: në SHF “Xhemajl Kada” dhe në SHF në fshatin Vitomiricë.

Banorët e kësaj lagjeje, e cila nga numri i banorëve sipas regjistrimit të fundit të popullatës është e treta në Pejë, me 6 mijë e 200 banorë, që më tepër se 10 vjet kërkojnë vazhdimisht ndërtimin e një shkolle fillore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Deri tashti ishte premtuar çdo vit nga komuna, pavarësisht se kush ka qenë në pushtet, por asnjëherë nuk është ndarë buxhet për ndërtimin e saj.

Buxhet për ndërtimin e kësaj shkolle, komuna nuk ka planifikuar as në tre vjetët e ardhshëm, pasi një buxhet për këtë shkollë nuk figuron as në buxhetin e planifikuar për vitet 2017- 2019... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...